Zyrtari i lartë i BE-së, Josef Borrell u pyet në lidhje me takimin e 18 marsit në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë.
Borrell tha se shpreson që të shtunën të dyja palët të vijnë me një qasje konstruktive, me vullnetin për t’i angazhuar dhe për të rënë dakord.
“Sa i takon dialogu Kosovë-Serbi, patëm një mbledhje më 27 shkurt. Aktualisht po punojmë jo vetëm me marrëveshjen që është rënë dakord, por për zbatimin e saj dhe zbatim është një shtojcë që është pjesë përbërëse e vetë marrëveshjes që do të sigurojë palët të kenë të njëjtin mirëkuptim për afatet dhe modalitetet. është një marrëveshje që e bën Kosoën dhe Serbinë më afër. I vendos ato në një bazë më të qëndrueshme dhe i vendos në normalizimin e marrëveshjeve. Që kur kam ardhur në detyrë kam pasur një menaxhim krizash në historinë e vendeve dhe tani këto duhet të mbyllen dhe duhet të zbatohet kjo marrëveshje. Shpresoj se të shtunën të dyja palët të vijnë me një qasje konstruktive, me vullnetin për t’i angazhuar dhe për të rënë dakord, insistoj për zbatimin e saj. Nëse kjo ndodh. BP do të festojë një hap përpara drejt integrimit”, tha Borrell.