Takimi i dhjetë që mban pas përjashtimit, Berisha sot me “Foltoren” në Kavajë

Edhe sot Berisha po mban foltoren e tij pas përjashtimit nga PD me vendim të kryetarit Lulzim Basha.

“Foltorja” e sotme po mbahet në qytetin e Kavajës. Kjo është “Foltorja” e dhjetë që lideri historik i Partisë Demokratike mban me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë.

Aksioni i Berishës ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha.

Sali Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. /albeu.com/

 


Shtuar 26.10.2021 17:49