Tabaku: Pranoni propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së për produktet e shportës

Nën kryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj, i kërkoi shumicës socialiste që të pranojë propozimin për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%.

“Të nderuar fermerë që keni protestuar me dinjitet, megjithëse sillni propozime kurrë nuk jeni dëgjuar. Unë pas 9 vitesh në këtë parlament e kam të vështirë të ndaj situatën ireale të qeverisë dhe atë që po ndodh sot jashtë. Unë jam këtu për të propozuar një amendament për TVSH-në.

120 amendamente ka prezantuar PD në 9 vite. Unë nuk besoj se situata mund të korrigjohet, por duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shportës, PD gjykoi propozimin për uljen e TVSH-së nga 20 në 6%.

PD kërkoi dy muaj më parë interpelancë. Ka një tendencë për rritje çmimesh edhe produktet e tjera, jo vetëm të shportës. Masa për TVSH-në do të kishte ndikim te 659 individë” tha Tabaku./albeu.com


Shtuar 25.11.2021 11:00