Sot është ditëlindja e themeluesit të Top Medias Dritan Hoxha. 14 vite pas ndarjes nga jeta, vajzat e tij tregojnë vazhdimisht mungesën që ndjejnë. Trashëgimtarja e “Top Channel” dhe vajza e tije madhe, Lori Hoxha, këtë ditëlindje të babait është ndalur pak më gjatë dhe i ka treguar atij gjithçka çfarë po ndodh në familjen e tyre e sidomos mungesën që ndjejnë për të.
Postimi i Lorit:
Teksa shkruaj, kam përballë pamjen me të bukur në botë: Një nga ato që kërkoje me ngulm ti gjithë vitin sepse po të ndjeje pak ftohet futeshe direkt në makinën tënde dhe fërkoje duart. Kam përballë italianin që është rimishërimi jot: po aq i gjatë, i bukur i, kokfortë dhe me atë humorin e bezdisshëm që të vinte në siklet përpara tavolinës, por ti prap qeshje se ishte me vend. Nga na tjtër është Sara që po ndjek Roman dhe London; njëri do të luaj ping-pong dhe tjetri më thotë që qenke bërë pak kaçurrelse sot. Dy njerëz komplet të ndryshëm që i imagjinoj në shpinën tënde teksa i tregon botën tënde dhe i thua “jo atë”, se e ndaje shumë mirë të drejtën dhe refuzoje të bëeshe palë me çdo gjë që nuk ishte e tillë. Të ngjajnë shumë mendoj unë, ose jam unë që e kërkoj me ngulm të të shoh në çdo brez që do të vijë.
Mami po pi kafe që e shoqëron me një cigare. Ta dish që e ka filluar që kur nuk vije më në shtëpi. E di e di i kam thënë po e do ta dëgjoj nga ty. Diku do të dilte nga dëshirat e tua megjithëse ato më të mëdha i ka ruajtur të gjitha. Redia më shkruan në telefon, është po aq kokçarëse sa kur vije në Itali dhe thojë “goca e mamit kjo”, se nuk dilte te dera si unë dhe Sara. Redia vazhdon do me atë dashurinë që mban nga brenda dhe boshllëkun tënd e ndjen sot më shumë se kurrë.
Gjithsesi ta dish, atë do gjeje zgjuar në oraret që rrije ti dhe me siguri do vinte e para kur doje ndonjë xhiro me makinë natën vonë. Unë jam këtu: me dyshimet emia si gjithmonë dhe për çdo gjë. Kurioze a do ishe i lumtur për ne dhe kush do ishim ne sot me ty. Gjithë jetën pas ikjes tënde e kam dëgjuar fjalinë “po të mos ishe vajza e tij…” dhe jam kurioze vërtetë dhe pse e di që mua vajzën tëndë më bën ajo ç’ka kam brenda. Më bëjnë flokët kaçurrela, karakteri impulsiv, dashuria për jetën e bukur. pretendimet e larta për njerëzit, parimet e forta dhe dëshira për tu vetëpërmirësuar çdo ditë. Por më kurioze jam si do kishim ecur bashkë sot. Nuk u zgjata aq sa doje, por besoj do kishim ecur me kokën lart të dy. Viti 14 që e festojmë ditëlindjen tënde pa ty dhe pa mreakun tënd që po plakesh. Do hap një verë të kuqe sot edhe pse ta dish që unë e pi të bardhë. diku do ndryshoja dhe unë nga ti dhe pse të ndjek çdo hap dhe të kopjoj sikur je influenceri im i preferuar. Më mungon çdo ditë e të kujtoj çdo ditë, po ti këtë e di se s’je shumë larg. Gëzuar ditëlindjen cutie.
E jotja sot dhe gjithmonë. Lori Tanit.
/albeu.com/