Surprizoi me futjen në politikë, Floriana Garo tregon si u bind

Zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka qenë një emër surprizë për publikun në këto zgjedhje.
 
Ish-moderatorja e njohur ka treguar në News24 se si mbërriti ftesa e Partisë Demokratike, jetesën mes Zvicrës dhe SHBA-së dhe mbi të gjitha, çfarë e shtyu që të angazhohej në politikë.
 
“E thashë edhe dje në një mbledhje që kishim me zonjat kandidate të PD, që jeta ime ka qenë në ndryshime. Edhe kur kam ikur në moshën 15-vjeçare në Amerikë, kur jam rikthyer në moshën 23-vjecare.
 
Prapë kam ndryshuar, kam ikur prapë dhe u riktheva. Jam marrë me modeling, kam qenë mis, jam marrë me televizion dhe rikthehem ndryshe në një fushë tjetër me mundësinë për të ndryshuar gjërat. Lëvizja ka qenë pjesë e jetës time”, tha Garo. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 07:03