Rama i përgjigjet me paragjykime qytetarit: Ti dukesh një orë larg!

Kryeministri Edi Rama ka një zakon ndryshe nga politikanët e tjerë, që i përgjigjet personalisht disa komenteve në rrjetin social Facebook.
 
Ai i përgjigjet vetëm komenteve  kritikuese, duke shkaktuar shpeshherë polemika me qytetarët.
 
Mbrëmjen e djeshme mbërritën në Rinas mbi 38 mijë doza nga Astra Zeneca, ndërsa sot filloi vaksinimi i mësuesve për të vijuar të hënën në të gjithë vendin.
 
Pavarësisht se Edi Rama sqaroi se seria e dozave që erdhën në Shqipëri  është tjetër nga ajo që ka dhënë efektet anësore në disa shtete, debati në Facebook me replika ka qenë i fortë.
 
Një komentues i shkruan se gjysma e mësuesve do të ikin për lesh nga vaksina Astra Zeneca, ndërsa Ramës i kujton se për vete mori dozën e Pfizer, ndërsa kryeministri i përgjigjet në këtë mënyrë “Sa turp, kur flet padija”. rama shton gjithashtu se komentuesi “duket një orë larg që nuk paguan taksa”. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 07:03