Legjenda e Interit: Nuk më intereson nëse Conte është simbol i Juventusit

Legjenda e Interit, Ivan Zamorano ka folur pwr momentin qw po kalojnw zikaltwrit momentalisht nw kampionat.

Zamorano duke folur për La Gazzetta dello Sport, komentoi udhëtimin e Interit në ndjekje të Scudettos.

“Nuk dua një trajner-tifoz të klubit, por një profesionist që është në gjendje të vlerësojë në maksimum gjërat që ka në dispozicion”, tha ai.

“Po flasim për një punëtor absolut që ka fituar tituj”, shtoi ai.

“Fakti që mund të jetë një simbol i Juventusit, nuk më intereson, objektivi i tij është të fitojë me Interin tani”, tha Zamorano.

“Lukaku? Lojtar i shkëlqyer, vetëm Lewandowski dhe Haaland janë në nivelin e tij”, përfundoi Ivan Zamorano. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 19:22