‘Supernova’ – projekti më i ri televiziv nga Sara Kolami me tematikë, “modelingu” (VIDEO)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Sara Kolami, po vjen me një projekt televiziv në Klan Kosova, që do të titullohet ‘Supernova’.

Kolami ka bërë të ditur se formati i emisionit do të jetë reality dhe do të fokusohet në botën e modelingut, ku pjesëmarrëset – modele të reja dhe ambicioze – do të garojnë mes vete.

Emisioni do të transmetohet çdo ditë, ndërsa një herë në javë do të zhvillohet një natë e veçantë “Prime”, ku do të ketë zhvillime kryesore, sfida të mëdha dhe po ashtu eliminime.

Ish-banorja pohon se audicionet për të marrë pjesë në këtë emision tashmë kanë filluar.

Sara gjithashtu dha një lajm ekskluziv, njëra prej konkurrentëve me më sukses, do të mund të marrë biletën për t’u bërë banorja e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Kosova.

 


Shtuar 30.04.2025 19:55