Superkupa e Italisë më 12 janar drejt shtyrjes, Interi dhe Juve bien dakord

Superkupa e Italisë e planifikuar në San Siro mes Interit dhe Juventusit më 12 janar mund të shtyhet.

E tregon Calcio e Finanza dhe shpjegon se si lindi ideja nga dëshira për të pasur sa më shumë tifozë në stadium.

Duke pasur parasysh kufizimet e reja që imponojnë 50% të kapacitetit total, ndeshja mund të shtyhet për në fund të sezonit, kur kurba e infeksionit mund të ulet.

Ideja, sipas asaj që ka mbledhur TMW , gjen konsensusin e Interit dhe Juventusit, ndërsa Lega Calcio ende nuk është prononcuar për këtë çështje. Megjithatë, pritet një vendim. /albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 19:11