Aksidentohet në Pukë gazetari Alfred Lela

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një automjet ka dalë nga rruga në Munellë të Gjegjanit, teksa një person rezulton i zhdukur.

Mësohet se në mjet ka qenë gazetari Alfred Lela, i cili mësohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gazetari ka qenë në automjet bashkë me dy alpinistë, pasi bën një emision ku promovohet alpinizmi në vend.

Në vend ngjarje janë nisur forcat e policise së Komisaritatit Pukë dhe të FNSH Shkodër.

Nga policia nuk bëhet e ditur nëse kemi të bejmë me një aksident autombilistik apo rënie të alpinisteve teksa po ecnin në kembë./albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 19:16

Tags: ,