Milani dhe Napoli do të ndeshen nesër në kuadër të javës së 27 të Serie A. “Kuqezinjtë” synojnë të jenë në garë për titullin kampion, e për ta bërë këtë duhet të kalojnë Napolin aspak të lehtë të Gattusos.
Napoli më herët konfirmoi se Amir Rrahmani do mungojë, si pasojë e një lëndimi në muskulin femural të këmbës së djathtë.
Për Milanin, nuk do jenë të gatshëm, Ibrahimovic, Bennacer, Mandzukic dhe Rebic.
Për Napolin do mungojë, Rrahmani, Ghoulam dhe Petagna.
“Rossonerët” qëndrojnë në pozitën e dytë me 56 pikë, ndërsa Napoli mban pozitën e gjashtë me 47 pikë, përkatësisht pesë pikë larg nga zona e Ligës së Kampionëve.
Formacionet e mundshme të klubeve.
MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Tomori, Kjaer, Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Krunic, 17 Leão.
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Demme, Fabiàn; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen /albeu.com/