Marvin Çuni protagonist. Sulmuesi i Shqipërisë ka shënuar golin e parë për Frosinonen në kampionat, në ndeshjen ndaj Empolit. Në minutën e 58-të, Çuni mposhti Etrit Berishën, me një lëvizje mjaft të bukur.
Kujtojmë që lojtari në fjalë shënoi edhe në pjesën e parë, por goli u anulua për pozicion të parregullt.
Marvin Çuni ka luajtur 6 ndeshje për Bayern U19, përpara se të transferohej te Grossapach dhe Paderborn. Më parë, ai ka luajtur edhe për Saarbrucken, skuadër kjo që eliminoi së fundmi Bayern nga Kupa.