Arbnor Muja i papërmbajtshëm, shënon serish në Belgjikë, mesazh Silvinjos para ndeshjes me Çekinë (VIDEO)

Arbnor Muja është bërë sërish protagonsit për skuadrën e tij Antwerp në kampionatin belg.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin në kampionat, me skuadrën e Antwerp. Pasi realizoi edhe në Champions, lojtari kuqezi është takuar përsëri me golin.

Muja “tundi rrjetën” në ndeshjen ndaj Eupen, takim ky i fituar me shifrat 4-1.

Futbollisti tregon edhe një herë se është në formë të mirë para ndeshjes së Shqipëri-së pas pak ditësh, sfidë kjo ndaj Çekisë që është mjaft e rëndësishme për rrugëtimin drejt kualifikimit të madh në Euro 2024.


Shtuar 8.10.2023 19:01