Barcelona ka marrë një fitore në frymën e fundit ndaj Valladolid në shtëpi, duke përfituar nga ndalesa e Atletico Madrid. 3 pikë shumë të vështira për ekipin e Koeman, që iu fal golit të Ousmane Dembele në fundin e ndeshjes.
Me kalimin e minutave, Barcelona vuri gjithçka nën kontroll dhe nisi të krijonte raste, por sulmi katalanas nuk ishte në ditë të mirë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, me Barçën që pati dy mundësi të arta shënimi në fund të fraksionit të parë.
Në minutën e 80’, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pas një ndërhyrje të ashpër të Oscar Plano ndaj Dembele, me lojtarin mik që u ndëshkua me karton të kuq menjëherë.
Barcelona u hodh e gjitha në sulm dhe në minutën e 90’ të takimit gjeti edhe golin e fitores. Ousmane Dembele edhe një herë u konfirmua hero për katalanasit, teksa shënoi me një goditje fluturimthi. Kështu, gjithçka u mbyll 1-0, me Barçën që shkon vetëm 1 pikë pas Atleticos së vendit të parë, duke e bërë La Ligën edhe më emocionuese.