Sulmuan sistemin TIMS, hakerat nxjerrin në shitje sekretet e shtetit shqiptar, sa kushtojnë

Para disa ditësh u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama se një sulm tjetër kibernetik po godiste Shqipërinë po kësaj radhe ajo ka prekur sistemin TIMS.

Nuk zgjati shumë dhe u zbulua se hakerat që sulmuan së fundmi sistemin TIMS në dogana identifikohen me faqen “Homeland Justice”.

Këta të fundit kankanë nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ata ofrojnë 800 GB të dhëna për 900 dollarë. Kujtojmë që gjatë muajit korrik hakerat sulmuan administratën dhe ministritë duke bërë publike komunikimet përmes e-maileve.

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas hetimeve të agjencive shqiptare dhe atyre partnere, rezultoi se Irani mbështeste hakerat.

Kujtojmë se mbrëmjen e të premtes dhe të shtunës  sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë ishte jashtë sistemit./albeu.com