Sulmuan Bashën, reagon PD: Kur dëgjon Ramën, kujton Berishën! Janë njësoj

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat që këta dy të fundit lëshuan mbrëmjen e djeshme kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

PD shprehet se Rama e Berisha janë e njëjta gjë dhe se gjatë gjithë kohës bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Sipas PD ata mbrojnë vetëm interesat e tyre ekonomike dhe asgjë më tepër.

“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën.”, shkruan PD./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 09:48