Juventus i sugjeron Milan-it Kulusevskin, kuqezinjtë mendohen

Sipas ‘TuttoSport’, Juventus i ka ofruar Milan-it suedezin Kulusevski.

Huazimi kushton 3 deri në 5 milion euro nga janari e deri në qershor, dhe detyrimi i blerjes për 40 milion euro.

Lojtari është i gatshëm të transferohet por Milan është në mëdyshje pasi shifra e transferimit përfundimtar është paksa i lartë për ta. Milan ende nuk ka dhënë një përgjigje të prerë por më shumë është i fokusuar te transferimi i një mbrojtësi qendror./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.01.2022 09:51