Sulmi në xhaminë e Tiranës, autori del para gjykatës

Autori i sulmit në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Rufolf Nikolli ka dalë ditën e sotme para gjykatës.

Pak ditë më parë  ngjarja tronditi Tiranën dhe jo vetëm. 34 vjeçari goditi me thikë një besimtar që ishte në picerinë pranë xhamisë dhe më pas u fut brenda duke plagosur edhe 4 të tjerë.

Fatmirësisht para se Policia të vinte në vendngjarje, autori u neutralizua nga besimtarët që ishin në xhami. /albeu.com/

Shtuar 22.04.2021 11:04