Update – Të paktën 143 persona kanë vdekur pas sulmit të mbrëmshëm pranë Moskës, ka thënë gazetarja ruse Margarita Simonyan.
“Në vendin e sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus City Hall, kur shërbimet e urgjencës po pastronin rrënojat, u gjetën më shumë trupa të të vdekurve”, bjoftoi komiteti hetues rus.
“Kështu, numri i të vdekurve aktualisht është 115 persona”, shkruan më tutje në njoftim, raporton skynews.
⚡️The terrorists who attacked Crocus City Hall burst into the concert hall and began shooting people point blank, reports a Sputnik correspondent from the scene who witnessed the incident.
According to him, between the second and third intermission bells, a few minutes before… pic.twitter.com/iWS1iG1ExA
— Sputnik (@SputnikInt) March 22, 2024
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov thotë se pret që numri i të vdekurve të rritet, pasi punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të lëvizin rrënojat në vendngjarje.
“Shpëtimtarët po punojnë në skenën e tragjedisë në Crocus – ata po vazhdojnë të pastrojnë rrënojat dhe të kërkojnë njerëz”, tha ai.
“719 specialistë dhe 213 pajisje janë të përfshirë… 20 trupa të tjerë janë gjetur nën rrënoja. Puna do të vazhdojë edhe për të paktën disa ditë”, shtoi Vorobyov.
Situation around the Crocus City Hall: Fire has been extinguished, large number of ambulances parked outside the building, helicopters heard flying nearby. pic.twitter.com/VdTLmIM3lF
— Sputnik (@SputnikInt) March 23, 2024
update ora 10:40 – Sulmi terrorist në sallën e koncerteve në Moskë është rritur në 93. Autoritetet ruse thonë se ky numër mund të rritet edhe më shumë.
Ndërsa të plagosurit, raportohet të jenë mbi 100 persona. Katër persona të armatosur me kallashnikovë dhe granata sulmuan turmat e njerëzve, duke hapur zjarr mbi popullsinë civile.
Pamjet e transmetuara nga mediat ruse ishin të tmerrshme.
Autoritetet ruse njoftuan se kanë arrestuar 11 persona, në mesin e të cilëve janë edhe 4 sulmuesit.
Një grup i Shtetit Islamik, mori përgjegjësinë pas ngjarjes së rëndë. SHBA reagoi duke thënë se ka arsye të besojë që sulmi është kryer nga Shtetit Islamik.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA-ja e kishte paralajmëruar Rusinë në fillim të muajit Mars, për një sulm të mundshëm ndaj civilëve në Moskë.
Por korrespondenti i BBC, Gordon Corera, tha se Rusia i kishte konsideruar si propagandë amerikane këto paralajmërime të Shtëpisë së Bardhë.
Hetuesit rusë qëndruan gjatë gjithë natës në skenën e krimit për të mbledhur prova. Ky është sulmi më i rëndë vdekjeprurës në Rusi në 20 vitet e fundit.
Autoritetet ruse dyshuan fillimisht, se pas sulmit mund të fshihej Ukraina dhe u betuan për hakmarrje, por autoritetet ukrainase mohuan kategorikisht çdo lloj përfshirje në këtë masakër.
Deri sa më pas erdhi reagimi nga ISIS që mori përgjegjësinë.