Sulmi terrorist në Kosovë, Sveçla: Grupi i armatosur do zbriste më në jug, të deklaronin autonomi

Ministri i Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se plani i grupit të armatosur ishte që të zbrisnin në vijën e lumit Ibër.

Më pas, sipas Sveçlës ata planifikonin “që të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”.

Të lidhura

None found

“Flitet për 200 persona potencialisht të rekrutuar të cilët do të ishin pjesë e këtij skenari. Plani ka qenë që ata të zbresin më në jug deri në vijën e lumit Ibër dhe përmes sulmeve të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”, tha Sveçla në Euronews Albania.


Shtuar 26.09.2023 14:16