Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, në qytetin e Dnipros ku një bllok apartamentesh u godit nga raketat dhe mbi 20 persona humben jetën.
Xhaçka u shpreh e tmerruar nga numri i viktimave dhe shtoi se ky është një tjetër krim i urryer lufte nga Rusia.
Ministruja theksoi se këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar dhe konfirmoi mbështetjen për Ukrainën.
“E tmerruar nga numri i të vdekurve nga sulmi rus me raketa kundër një blloku apartamentesh në Dnipro. Një tjetër krim i urryer lufte nga një Rusi, strategjitë dhe taktikat e së cilës në Ukrainë janë më të ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa ato të një vendi modern dhe anëtari i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.
Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që i gjithë zinxhiri i komandës ruse të mbahet përgjegjës për këto krime barbare. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, shkroi ajo në Twitter. /albeu.com