Sulmi rus me raketa në Kiev, Klitschko: Janë plagosur shumë njerëz

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko thotë se “kemi shumë lëndime” pas sulmit me raketë, i cili goditi një ndërtesë banimi rreth orës 6:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndalur zjarrin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ndërtesat e shkatërruara. Shpresojmë që askush të mos ketë vdekur, por informacionin përfundimtar do ta kemi brenda disa orësh”, tha ai./albeu.com