Sulmi në zyrën e PD, flet nga arratia autori: Ma bëni hallall, Basha më ka quajtur socialist(VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Kavajë ndodhi një sulm ndaj sekretarit të PD-së Bledar Okshtuni ndaj shtetasi Ndriçim Jonuzi.

Policia shpalli në kërkim 3 shtetas ndër to edhe Ndriçim Jonuzin i cili ka folur për mediat duke sqaruar ngjarjen dhe duke deklaruar se sherri nuk nisi për bindjet politike.

Me anë të një video, Jonuzi thotë se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.

Ai shprehet se Lulzim Basha e ka cilësuar gjithmonë si një socialist pavarësisht gjërave dhe sakrificave që ai ka bërë ndaj PD-së. Jonuzi shprehet se dihen mirë të gjitha punët që ai ka bërë nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të PD-së.

Jonuzi prek dhe sulmin me thikë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, duke thënë se ajo që ndodhi në Kavajë nuk ka aspak lidhje me politikën apo fenë.

Ndriçim Jonuzi flet nga arratia:

Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezëeit e mi myslimanë që nuk kam ndërmend të merrem me politikë as sot as mot. Lul Basha më ka cilësuar socialistë, duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat që unë kam bërë për PD-në, të flasë me të gjithë përfaqësuesit e PD-së së vjetër dhe ti pyesë ata nëse unë jam apo jo socialist (përmend emrat e disa ish-zyrtarëve të PD). Pyeti mirë ata se kush e rrezikoi jetën që të ndalte përdhunimin e grave dhe të vajzave, pyeti më mirë përpara se të dalësh dhe të flasësh. Unë kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD po nuk e shoh të udhës që ti përmend këtu, ta dijnë mirë të gjithë se dy mbiemrat i kam se xhaja i babaës sim është dënuar me pushkatim për shkak të vendosjes së bombës në ambasadës ruse.

Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona. Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive. /albeu.com/


Shtuar 20.04.2021 09:44