Sulmi në xhami, jehonë në mediat ndërkombëtare (FOTO LAJM)

Ngjarja e rëndë, e regjistruar mesditën e sotme, ku një 34-vjeçar i identifikuar si Rudolf Nikolli, hyri në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë dhe plagosi me thikë 5 persona.

Në një artikull të sajin, “Abc” amerikane bën kronologjinë e ngjarjes dhe ve theksin te fakti që në SHqipërinë me shumicë myslimane toleranca mes feve ka qenë shumë e fortë.

Artikulli i Abcnews.go.com

Një shqiptar sulmoi me thikë pesë persona në një xhami në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Një deklaratë e policisë tha se Rudolf Nikolli, 34 vjeç, hyri në xhaminë Dine Hoxha në qendër të Tiranës rreth orës 2:30 pasdite. dhe plagosi pesë persona me thikë.

Pesë të plagosurit, të gjithë meshkuj të moshës nga 22 deri në 35 vjeç, u dërguan në një spital ku njoftohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka zbuluar ndonjë motiv për sulmin, ndërsa prokurorët po hetojnë çështjen.

Ahmed Kalaja, imam i xhamisë, tha se agresori i armatosur sulmoi besimtarët dhe stafin në një kohë kur xhamia ishte mbushur për shkak të muajit të Ramazanit.

Shpresojmë se nuk ishte një sulm terrorist,” tha Kalaja, duke shtuar se pesë besimtarët e plagosur po luteshin kur Nikolli sulmoi.

Nikolli ishte nga qyteti verior i Burrel dhe prejardhja e tij fetare nuk është ende e qartë.

Shqipëria ka 2.8 milionë banorë, me shumicë myslimane por që janë marrë vesh shumë mirë me katolikët dhe ortodoksët.


Shtuar 19.04.2021 16:56