Sulmi në maternitetin në Mariupol, Ukraina: Janë plagosur 17 persona

Sipas administratës ushtarake ukrainase në rajonin lindor të Donetskut, të paktën 17 persona janë plagosur nga një sulm ajror rus në një spital në Mariupol.

Anëtarët e stafit dhe gratë në pritje të lindjes ishin në mesin e të plagosurve, thanë zyrtarët.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake ukrainase në Donetsk, tha se numri i fëmijëve të plagosur është zero ndërsa shpreson që të mos ketë as në vazhdim.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, pas kësaj ngjarjeje, i kan kërkuar Rusisë që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet.

“Rusia pushtoi Ukrainën pa arsye”, thotë ai, dhe duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga qytetet e rrethuara.

Ndërsa, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss thotë se sulmi maternitet është “absolutisht i neveritshëm”.

Ajo është pyetur pse NATO nuk do të vendosë një zonë ndalim-fluturimi, diçka për të cilën është lutur presidenti i Ukrainës.

Truss thotë se mënyra më e mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve është përmes armatimit anti-ajror, të cilat Britania e Madhe dhe aleatët e saj po ofrojnë./albeu.com


Shtuar 9.03.2022 18:29