Sulmi në Kremlin, Ukraina mohon akuzat se tentoi të vriste Putinin: Nuk kemi asnjë lidhje

Një zyrtar i lartë presidencial ukrainas ka mohuar rolin e Kievit në sulmin e supozuar me dron në Kremlin.

Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pretendimi se Kievi qëndron pas sulmit dhe arrestimi nga Rusia i diversantëve të dyshuar ukrainas mund të nënkuptojnë se Moska po përgatitet për një “provokim terrorist në shkallë të gjerë” së shpejti.

“Sigurisht, Ukraina nuk ka asnjë lidhje me sulmet me dronë në Kremlin. Ne nuk e sulmojmë Kremlinin sepse, para së gjithash, ai nuk zgjidh asnjë detyrë ushtarake”, tha ai.

“Për mendimin tim, është absolutisht e qartë se të dyja ‘raportojnë për një sulm në Kremlin’ dhe njëkohësisht ndalimin e supozuar të diversantëve ukrainas në Krime”, shtoi ai.


Shtuar 3.05.2023 16:04