Sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës, reagon kreu i KMSH-së: Kërkojmë zbardhjen e ngjarjes

Tirana u trondit ditën e sotme ku një shtetas 34 vjeçar u fut në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” dhe plagosi me thikë 5 shtetas.

Autori u vu në pranga nga policia ndërkohë të plagosurit gjenden në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i KMSH-së i cili kërkon me ngulm nga organet përkatëse zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Reagimi:

U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha. Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami. Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Përsoni është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

Shtuar 19.04.2021 04:04