Protothema.gr ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me të shkuarën kriminale të Kristaq Lecit dhe Bledar Jambellit, që u arrestuan tre ditë parë në Athinë, pasi akuzohet se janë përfshirë në përleshje të përgjakshme në një furrë buke në Voula janarin e kaluar.
Kujtojmë se dy shqiptarët e arrestuar nga autoritete greke janë shpallur në kërkim nga pala shqiptare për vrasjen e oficerit Artan Cuku.
Policia greke në një deklaratë zyrtare ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Jambellit dhe Lecit, të cilët janë shpallur në kërkim nga pala shqiptare për vrasjen e oficerit Artan Cuku.
Policia greke ka njoftuar se në banesën e Jambellit u gjet dhe u sekuestrua: pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë në dhomën e tij, 132 fishekë, 3 karikatorë, pistolete, 2 thika, sëpatë, pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike – gjurmimi i gabimeve, jelek antiplumb, dioptri me armë të gjata, 2 ëireless portative, tabletë, 6 celularë,3 pako lidhje telefonike, mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme, shuma prej 10.750 euro.
Hetuesit grekë kanë ndarë me mediet helene të kaluarën e errët të dy shqiptarëve të cilët rezultojnë personazhe të njohur për policinë greke.
Jambelli dhe Leci janë autorë të veprave të rënda kriminale si vrasje, grabitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Policia greke ka rezultuar në këto përfundime për përleshjen e përgjakshme jashtë furrës së bukës në Voula.
Pasditen e 22 janarit 2022, banditi shqiptar me 13 mbiemra dhe 10 emra, 42-vjeçari Bledar Jambelli, 35-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Marsel Bashimi, dhe 34-vjeçari shqiptar me tre mbiemra, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare.
Në të njëjtën kohë, po më 22 janar 2022, dy viktimat shqiptare, që udhëtonin me një automjet, kanë shkuar në dyqan për të marrë pjesë në takimin me Jambellin. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Me të mbërritur, vetëm dy shqiptarët kanë zbritur nga automjeti i tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar brenda makinave.
Dy shqiptarëve u janë afruar tre shqiptarët e tjerë të armatosur, grupi i Jambellit, dhe dy presona të tjerë të panjohur, duke përdorur një makinë taksi, tip Mercedes, dhe një makinë, tip Hyundai të kuqe model “i30”. Ata kanë parkuar makinat pranë furrës dhe të gjithë kanë hipur në taksinë, me të cilën kanë mbërritur në pikën e takimit me dy shqiptarët dhe kanë zbritur. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit.
Dy personat e panjohur, që shoqëronin të akuzuarit, pas një gjesti të një shqiptari, janë afruar shumë me njëri-tjetrin, duke marrë masa të dukshme sigurie. Menjëherë, është afruar grupi mbështetës prej gjashtë grekësh e shqiptarësh, i cili ka qëndruar jashtë furrës.
Në orën 17:30, 34-vjeçari shqiptar ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar. Më pas, viktima, duke kuptuar se dy të pandehurit shqiptarë ishin të armatosur, ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndalojë 34-vjeçarin Leci, duke e përqafuar, por ky i fundit i është larguar dhe ka filluar ta sulmojë, duke e goditur me thikë. Në atë moment, dy sulmuesit e panjohur janë afruar dhe për të marrë pjesë në sulm, ku të dy kishin në duar shufra dhe sende të tjera. Menjëherë, ka ndërhyrë grupi mbështetës i grekëve dhe shqiptarëve, të cilët kanë goditur me grusht personin e panjohur, që kishte në dorë shufrën. Më pas, Leci ka qëlluar me armë një shqiptar, duke bërë që ky i fundit të bjerë në tokë i plagosur.
Nga të shtënat e banditit mizor, 34-vjeçarit Leci, një shqiptar mbeti i plagosur në kokë, i cili u fut menjëherë brenda në dyqan për t’u fshehur.
Ndërkohë, 34-vjeçari ka vazhduar të godasë me thikë viktimën dhe më pas ka goditur disa herë me thikë edhe shqiptarin e dytë, që ishte shtrirë në tokë.
Kjo u pasua nga një përleshje e ashpër me grupin mbështetës të viktimës, të cilët ndërhynë dhe hodhën karrige në drejtim të 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç mësohet, “ka goditur vazhdimisht me thikë kundërstarin e tij bashkëkombas”.
I plagosuri është larguar nga vendngjarja, ndërsa shoku i tij ka qëndruar në vend, ku është qëlluar me armë zjarri nga dy shqiptarët. Pas skenës së përgjakshme, dy shqiptarë hipën në një taksi dhe u larguan, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, bashkë me dy autorët e panjohur.
Pas arratisjes së tre shqiptarëve dhe dy të tjerëve, njëri prej të plagosurve është rikthyer në vendin e ngjarjes, ku ishte i shtrirë dhe i përgjakur shoku i tij, por në të njëjtën kohë aty janë rikthyer edhe dy të pandehurit shqiptarë, ku njëri ka qëlluar sërish shqiptarin, duke e plagosur në bark.
Ai është rrëzuar menjëherë përtokë, por më pas ka arritur të largohet.
Hapja e bisedave telefonike ka zbuluar profilin e 34-vjeçarit shqiptar, i cili, siç thuhet në dosje, “ka zhvilluar një bisedë telefonike me një bashkëatdhetar, ku ndër të tjera, i pari ka thënë se një person i panjohur kishte për qëllim t’i zhvasë 5 mijë euro dhe se në të kundërt do ta godiste me thikë dhe se do ta q**** atë më vonë.
“Do të vras me thikë, do t’i q* motrën”, është njëra nga bisedat telefonike.
Historia kriminale e Bledar Jambellit:
Ndaj tij, më datë 16.12.2018, nga ana e Drejtorisë së Policisë Aigaleo është ngritur një akuzë për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi gjatë kontrollit policor të kryer ndaj tij është konstatuar një thikë.
Më pas ai u arrestua në datë 18.12.2018, pasi ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar i Autoriteteve Shqiptare, i akuzuar për Vrasje të Oficerëve të Policisë së Shtetit, u ndalua në Qendrën e Paraburgimit Koridhalos dhe u lirua më datë 24.06. 2019. Bëhet me dije se në bazë të Urdhër Arrestit Ndërkombëtar, më datë 08.04.2017, një ish-polic shqiptar është vrarë jashtë shtëpisë së tij. Siç doli, vrasja është kryer nga (përmendur me emër) në vend të shumës prej 20 mijë eurosh. Vrasja është “urdhëruar” nga i arrestuari shqiptar dhe “inkurajuar” nga bashkëpunëtori i tij. Motivi i vrasjes ka qenë fakti se një nga të akuzuarit është arrestuar në Vlorë në kohën kur viktima ishte komandant i Policisë së Vlorës.
Në vitin 2021 është përfshirë në një dosje të krijuar nga Departamenti i Çështjeve të Posaçme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Forcave të Sigurisë pasi, siç rezultoi nga hetimet paraprake të kryera, me ndihmën e një organizate kriminale, e cila u zbulua, duke siguruar dokumentet e nevojshme ligjërisht për ekstradim, ka shkuar në Chania, ku me ndihmën e punonjësve të policisë, anëtarë të organizatës, ka marrë një kartë identiteti të shtetasit grek, me emër të ri.
Ndaj tij më datë 31.08.19, nga Departamenti i Trajtimit të Posaçëm të të Miturve është ngritur akuzë për veprën penale “Mashtrim dhe në lidhje me të huajt”.
Në veçanti, në datën 30.08.1996 ka tentuar të paguajë për produkte me vlerë 50.000 dhrahmi, duke përdorur një kartë krediti të humbur, ndërsa i mungonin edhe dokumentet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vend.
Më datë 11.05.1996, ndaj tij është ngritur dosje nga D.A.A./Y.P.A./Divizioni 2 i Trajtimit të Veçantë të të Miturve, i akuzuar për “Vjedhje dhe në lidhje me të Huajt”. Në veçanti, më datë 11.04.1996 ka hyrë në një shtëpi dhe ka marrë sende, por kjo vepër është konstatuar nga viktima dhe është arrestuar.
Ndaj tij, më datë 15.01.1997, nga Departamenti i Trajtimit të Posaçëm të të Miturve, është ngritur dosja e akuzuar për “Vjedhje seriale”. Në mënyrë të veçantë, ai u arrestua nga punonjësit e Policisë së NënDrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve, duke u endur nëpër zonën e Omonias dhe pa dokumente udhëtimi. Më pas nga hetimet paraprake rezultoi se ai kishte kryer një sërë vjedhjesh. Prokurorit nuk iu kërkua të dilte para tij, por ai u ndalua për dëbim.
Në datën 20.05.1997, ndaj të pandehurit është ngritur dosje për shkelje të ligjit “Të huajt”, pasi i mungonin dokumentet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vend. Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake rezultoi se ai kishte kryer dy vjedhje banesash, njëra prej të cilave në tentativë.
Ndaj tij, më datë 08.04.1997, nga Autoriteti Qendror Portual i Patrës u ngrit një dosje për “Falsifikim” dhe shkelje të ligjit për “Armët”. Në veçanti, në një kontroll të vazhdueshëm në Portin e Patrës është kapur në pronësi të një thike, një pistoletë dhe një pasaportë false.
Më datë 08.08.1997, ndaj tij u ngrit një dosje nga AT Ano Patision, i akuzuar për “Arratisje të burgosuri”. Më datë 02.08.2005 është arrestuar nga Departamenti i II-të iPolicisë Pire, i akuzuar për shkelje të ligjit për të Huajt, pasi ka qenë tërësisht pa dokumente udhëtimi, në datën 08.03.2005 ndaj tij është ngritur dosje nga 2.
Departamenti i Policisë së Pireut, për “Dëshmi të rreme”, “Arratisje të burgosurve”. Në mënyrë të veçantë, ai u dërgua në Komisariatin e 2-të të Pireut nga punonjës policie të Prokurorisë së Imigracionit Ilegal të Atikës Perëndimore, duke mos pasur dokumente udhëtimi dhe duke deklaruar në polici informacione të rreme. Gjithashtu, u konstatua se ai ishte arratisur nga qendrat e paraburgimit të Y.M.D. Athinë, raporton abcneës.al.
Më datë 29.09.2005 u arrestua nga efektivë të Departamentit të Sigurimit Nafplio, me qëllim dëbimin, sipas dispozitave të ligjit 3386/05 “Për të huajt”, për “Arsyet e Rendit dhe Sigurisë Publike”.
Ndaj tij, më datë 13.09.2008, nga Nëndrejtoria e Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës, është ngritur dosje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe shkelje e ligjit për “Armët”, pasi pas një debati të zhvilluar me një person për mosmarrëveshje personale, i është afruar më vonë dhe pasi e ka goditur me armë në kokë, e ka qëlluar në kofshë dhe është zhdukur.
Më datë 16.09.2008 u arrestua nga punonjësit e Policisë së NënDrejtorisë së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës, pasi ndaj tij ishte në pritje një vendim i Gjykatës Njëanëtarësh të të Miturve Patras, për raste të dalluara vjedhje, armëmbajtje pa leje, posedim dokumentesh udhëtimi të falsifikuara dhe hyrje në vend pa formalitetet ligjore.
Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti i përkohshëm nga Departamenti i 9-të Hetimor i Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe për këtë i është caktuar masa e paraburgimit në Nafplion.
Më datë 29.04.2020 ai u arrestua nga efektivë të Departamentit të Sigurisë Kaminia – Neo Faliro, në bazë të një urdhër-arresti të Departamentit të VI-të të Hetimit Penal Pire, për “Falsifikim” dhe “Kontrabandë”.
Ndaj tij, më datë 11.01.2021, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Nea Smyrni u ngrit një dosje, e akuzuar për shkelje të ligjit për “Armët”, pasi gjatë kontrollit policor të kryer ndaj tij, u konstatua se posedonte një thikë”.
Çfarë ndodhi në janar ?
Në janar të këtij viti, në zonën e quajtur “ Ermu”, pas një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.
Nga hetimet paraprake të Departamentit të Prokurorisë së Shkurtimeve, u konstatua se të pandehurit kanë formuar një grup me role të ndryshme, për të shkuar të takonin dy prej viktimave, të shoqëruar nga tre persona të tjerë në një furrë buke në Vula , për të diskutuar për mosmarrëveshjet mes tyre.
Gjatë takimit që zhvilluan, dy nga të pandehurit dhe dy nga viktimat janë ulur së bashku në një tavolinë në dyqan, ku fillimisht kanë biseduar dhe më pas ka pasur një sherr, me pjesëmarrjen e të gjithë autorëve, të cilët duke përdorur armë zjarri dhe thikë, plagosën 5 persona dhe më pas u larguan me makinë.
Të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës./abcnews.al./