Më shumë se 30 ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me raketa në Donetsk, sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave të Ukrainës. Mijëra civilë ishin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore që u godit, tha guvernatori i Donetsk, sipas skynews.
Rreth 4,000 njerëz ishin në stacionin hekurudhor kur u sulmua nga forcat ruse, shumica prej tyre gra, fëmijë dhe të moshuar, tha kryebashkiaku i Kramatorsk.
Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar përgjegjësinë për sulmin. Eduard Aleksandrovich Basurin, zëdhënës i komandës pro-ruse të “milicisë popullore” të Republikës të Donetskut, tha se sulmet ishin një “provokim” i Ukrainës.
Ministria ruse e mbrotjes tha se raketa e përdorur në sulm është e ushtrisë ukrainase.