Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se të gjitha shërbimet konsullore online janë ndërprere deri në një njoftim të dytë.
Shkak për këtë ndërprerje është bërë sulmi kibernetik i ditës së djeshme që paralizoi të gjithë shërbimin në “e-Albania”.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë.
Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumentave biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë.
MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, thuhet nw njoftim.