Sulmet e 2015 në Paris, hapet gjyqi historik për 20 të dyshuarit në Francë

Në Francë ka filluar gjyqi historik mbi sulmet në Paris të vitit 2015, të cilët lanë 130 të vdekur, raporton albeu.com.

Sulmi me bombardime nga ekstremistët e grupit Shteti Islamik (IS) ishte mizoria më e keqe e pas Luftës së Dytë Botërore në Francë.

Sulmuesi i vetëm i mbijetuar, Salah Abdeslam, është në gjykatë me 13 të pandehur të tjerë, dhe gjyqi po përshkruhet si më i madhi në historinë moderne të Francës.

Gjatë 9 muajve të ardhshëm, do të ketë mbi 140 ditë seanca që përfshijnë rreth 330 avokatë dhe 1,800 të mbijetuar dhe të afërm të viktimave. Rreth 300 dëshmitarë do të dëgjohen, përfshirë François Hollande, presidenti francez në kohën e sulmeve, raporton albeu.com.

Përpara gjyqit, Hollande u tha mediave franceze se ky ishte një moment i rëndësishëm për viktimat e sulmeve, të cilat ai i përshkroi si një “akt lufte” në atë kohë.

ISIS pranoi se kishte kryer sulmet në sallën e koncerteve Bataclan, në stadium, restorante dhe bare më 13 nëntor 2015./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 14:04