Sulm me th*kë në një treg në Londër, 1 i vrarë dhe 2 të plagosur

Një burrë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një burrë me thikë sulmoi një treg të dielën në Walworth, në jug të Londrës, raporton The Sun.

Policia mori një telefonatë se disa njerëz ishin therur me thikë në East Street.

Me gjithë përpjekjet e shërbimeve të emergjencës, një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje.

Një grua dhe një tjetër burrë janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim, ndërsa për momentin nuk dihet gjendja e tyre.

Në vendngjarje u arrestua një burrë, i cili dyshohet të jetë rreth të gjashtëdhjetave.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim nga policia. Ky incident nuk po trajtohet si terrorizëm dhe hetimet janë në vazhdim, konfirmoi policia e qytetit.


Shtuar 10.11.2024 19:37

Tags: ,