Ditën e sotme në Amerikë është raportuar për një sulm ndaj oficerëve të Policisë së Kapitolit në SHBA.
Burimet nga mediat vendase bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur me makinë dhe si pasojë gondina është izoluar dhe rrethuar nga forca të shumta policie.
Mësohet se ndaj personave që kanë organizuar sulmin është qëlluar me armë zjarri.
Deri më tani raportohet se dy oficerët e policisë që janë plagosur janë në gjendje kritike për jetën.
Policia e Kapitolit të SHBA (USCP) tha në një deklaratë në Tëitter, pak para 13:30 me orën lokale se ata janë“duke iu përgjigjur pikës së hyrjes së automjeteve në Barrikadën e Veriut përgjatë Rrugës së Pavarësisë pas raporteve që dikush përplasi një automjet në dy oficerë të USCP”.
Ndërkohë sipas autoriteteve një i dyshuar ka arritur të arrestohet, ndërsa oficerët e plagosur janë dërguar në spital. /albeu.com/