Katër persona, duke përfshirë një fëmijë u vranë në Kaliforni të ShBA të mërkurën në mbrëmje si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Ndërkohë një person tjetër raportohet se ka mbetur i plagosur.
Autoritetet policore thanë se morën një telefonat për të shtëna me armë zjarri në një kompleks zyrash dhe shkuan menjëherë.
Ndërkohë autori ka mbetur i plagosur, por nuk dihet nëse është plagosur nga policia apo në rrethana të tjera.
Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri. Ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes.
Policia thotë se aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët.