Suel Çela kërkon nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë

Marjus Lulaj alias Suel Çela, një nga personat më të kërkuar të drejtësisë i është drejtuar GJKKO nga arratia që t’i ndyshohet masa e sigurisë.

Ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në bug” në masë lehtësuese.

Kërkesa e tij u bë përmes avokatit mbrojtës duke iu drejtuar GJKKO.

Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë.”

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve, 2 të parealizuara dhe një në tentiative ndaj shtetasit Lul Masha./Albeu.com/


Shtuar 28.02.2023 12:20