Një stuhi e fuqishme goditi të premten vonë në pjesën qendrore të SHBA-së, duke shkaktuar të paktën 19 tornado në pesë shtete dhe duke shkaktuar dëme të mëdha, sipas zyrtarëve.
Deri më tani janë regjistruar të paktën dy vdekje në Arkansas, që i janë atribuuar valës së tornadove.
Viktima ishte një i moshuar në një shtëpi pleqsh, sipas gjykatësit të kontesë Craighead, Marvin Day.
Tornadot u raportuan në Arkansas, Missouri, Tennessee, Kentucky dhe Illinois, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.
Më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë vendin ishin në rrezik nga stuhitë e forta të premten.
Nga fillimi i së shtunës, të paktën 157,000 abonentë kanë mbetur pa energjinë në gjashtë shtete, sipas poëeroutage.us./albeu.com