Varianti i ri i Covid, Omicron, ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore në mbarë botën, për të zbuluar më shumë dhe për të nxjerrë detaje të reja rreth mutacionit të panjohur.
Kufizimet në shumicën e vendeve janë shtuar, edhe në funksion të udhëtimeve të festave të fundvitit.
Të dhënat e fundit tregojnë se me 3 doza të vaksinës Pfizer jeni të mbrojtur nga varianti Omicron. Këtë e ka bërë të ditur ministri izraelit i Shëndetësisë Nitzan Horoëitz.
“Situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë arsye për panik”, shpjegoi ai.
Ndërkohë, Gjermania po përgatitet të diskutojë në Parlament vaksinimin me detyrim dhe po shkon drejt një lloj bllokimi për të pavaksinuarit./albeu.com/