Studentët rikthehen në auditore, reagon ministrja Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për hapjen e auditoreve.

Në prag të mbylljes së këtij viti akademik, studentët do të kenë mundësi që të zhvillojnë orë konsultimi dhe provimet në auditoret e universiteteve.

“Më në fund, me përmirësimin e situatës dhe vaksinimin e stafeve universitare, Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi pozitivisht kërkesën tonë për t’ju dhënë mundësinë për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditoret e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik”, shkruan ministrja.


Shtuar 5.05.2021 15:58