CHAMPIONS/ Manchester City – Gladbach, formacionet e mundshme

Manchester City pret në shtëpi, Gladbach në ndeshjen kthyese të fazës së 1/16 në Champions League.

“Qytetarët” fituan ndeshjen e parë ndaj gjermanëve me rezultat 0 – 2, ndaj mund të thuhet se janë me një ‘këmbë’ në çerekfinale.

Guardiola në fundjavë vendosi t’i lejojë të pushojë lojtarët kryesorë si De Bruyne, Walker dhe Gundogan që të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj skuadrës gjermane.

Formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Aguero, Sterling

Borussia Monchengladbach (4-2-3-1): Sippel; Lainer, Ginter, Elvedi, Wendt; Zakaria, Neuhaus; Hofmann, Stindl, Thuram; Plea

Ndeshja nis në ora 21:00. /albeu.com/