Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë kanë dalë në protestë para godinës së universitetit që prej orës 10 dhe pritet të jenë aty për rreth një orë.
Ata kërkojnë rritje të pagës, pasi sipas tyre rritja e çmimeve ka bërë që paga aktuale të mos jetë e mjaftueshme.
Një prej pedagogëve është shprehur se studentët që dalin prej tyre kanë rroga më të larta.
“Ne i nxjerrim studentët ata kanë rrogë më të lartë se ne. Vetëm pagat duam, kemi që në 2015 që nuk kemi rritje. Nuk kemi lidhje me politikën, duam pagën, nuk ka asgjë, ju na thumbuat nga mëngjesi deri në darkë. Hajde na mbështesni për pagën”, u shpreh një prejt pedagogëve./albeu.com