Stresi nxjerr bisedën e fundit me Mehmet Qemën: Arkimedi të do fort (FOTO LAJM)

Mehmet Qema i vrarë dy ditë më parë në rrugën “5 Maji” në Tiranë, ishte mik me shumë reperë shqiptarë, por jo vetëm.

Lidhur me lajmin për vrasjen e tij,ata kanë reaguar në rrjetet sociale duke i shprehur ngushëllime familjarëve.

Një prej të cilëve 27 vjeçari kishte miqësi, është dhe reperi Stresi. Stresi ka zgjedhur të bëj një reagim të dytë në lidhje me mikun e tij, ku ka shpërndarë bisedën e fundit mes tyre dhe në krah së cilës ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.

“Mua po më ruan vëlla, ty s’të ruajti shumë, pa kuptim kjo jetë…U prefsh në paqe Tallman. Flm për respektin. Arkimedi të do fort, do të kujtoj me mall, ngushëllime familjes”, u shpreh reperi.

Shtuar 12.05.2021 02:05