Manchester City gati për të rinovuar me kapitenin Fernandinho

Duket se Fernandinho është një pikë e dobët e Pep Guardiolës. Pas titullit të fituar në Premier League, kampionët e Anglisë po planifikojnë merkaton për sezonin e ardhshëm dhe në pamundësi për të bërë shpenzime të mëdha do të bindin lojtarin që të firmosë edhe për një sezon.

Declan Rice dhe Ismael Bennacer janë objektivat e Guardiolës për mesfushën dhe këtë verë nuk pritet të vijë asnjëri ndaj dhe mesfushori brazilian pritet të firmosë deri në 2022-in pasi vlerësohet për lidershipin dhe eksperiencën e tij nga trajneri spanjoll.


Shtuar 12.05.2021 14:20