Kanë dalë të dhënat statistikore te interaktivitetit në Facebook të faqeve të mediave më të mëdha në Shqipëri.
Abcnews.al vijon të jetë në krye të tregut të mediave online në Shqipëri, fakt i cili është rikonfirmuar edhe gjatë muajve të verës, ku diferenca është thelluar ndjeshëm.
Kujtojmë se Abcnews.al ka qenë edhe më herët në krye të kësaj renditjeje.
Faqja e Abcnews.al udheheq me me 2.4 milione, me nje diference te theksuar nga ndjekesit me te afert.
Kjo konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Google, Youtube, Instagram si edhe nga vetë Facebook.
Sipas të dhënave më të fundit të kësaj platforma, faqja “Abc News Albania” renditet e para për numrin më të lartë të interaktivitetit të lexuesve në rrjetet sociale duke lënë pas të gjitha mediat e tjera në Shqipëri.
Ndërkohë në vendin e dytë renditet Top Channel, i pasuar nga TV Klan, News 24, Syri.net e Ora News.