Spitali nuk i hapi dyert, detaje nga vrasja e Arjan Rizajt në Ekuador, ndërroi jetë në një klinikë private

Detaje të tjera janë bërë me dije nga vrasha e Arjan Rizajt në Ekuador. Në momentin e atentatit Rizaj ka qenë bashkë me gruan e tij dhe të afërm të saj.

Ata së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë private ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.

Rizaj ndodhej në makinën e tij me targë GSM-2390 kur u sulmua në Guayaquil nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit dëshmoi në polici se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje. Ndër të tjera bëhet me dije se Rizaj kishte arritur të merrte dokumente ekuadoriane. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Nga pamjet e publikuara shihej shqiptari i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa gruaja dhe të afërm i qëndrojnë në kokë, ndërsa disa të tjerë tentojnë që të hapin derën e spitalit për ta futur brenda. Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, në mënyrë që të ndërhyjnë mjekët për ta ndihmuar, por dera nuk hapet deri në momentin që vjen një efektiv policie.


Shtuar 11.11.2023 07:53