Deputetët Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali replikuan me tone të ashpra mes tyre në Kuvend gjatë ditës së sotme, lidhur me investimet strategjike.
Elisa Spiropali: Do të ishte më mirë që këtë interpelancë ta kishte bërë një tjetër deputet. Ju zoti Shehaj si një njeri që e keni njohur suksesin në biznes, duhet që të ishit treguar më mirëkuptues, absurde për ngritjen e një gjyqi popullor, po tentoni të cënoni thelbësisht reputacionin e subjekteve investuese
Gazment Bardhi flet nga vendi dhe qesh
Elisa Spiropali: Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur këtë kohë
Gazment Bardhi flet nga vendi
Elisa Spiropali: Më lejoni t’ju them se fortuna që ngrini në gotat tuaja, është zukatje grerëzash
Gazment Bardhi flet nga vendi
Elisa Spiropali: Mos fol nga vendi. Ato investime janë një potencial
Gazment Bardhi flet nga vendi
Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju është bërë zakon, mos flisni nga vendi.
Elisa Spiropali: Dua të sqaroj qytetarët se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë, është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.