Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një person që jep leje për vrasjet që ndodhin në vend.
Gjatë replikave me Berishën, Spiropali tha se opozita nuk ka hallin e qytetarëve, por të shtëpisë së vet.
“Nuk po ju përgjigjem siç e meritoni sepse “historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë vjen si tragjedi, herën e dytë si komedi”, kjo që dëgjuam ishte për të qeshur.
Publiku i detyruar të dëgjojë këtë batare nga frika dhe halli i një njeriu të vetëm, opozita e marrë peng nga dy njerëz, po nuk kemi mundësi e as dëshirë të merremi më këta përditë sepse inkoherenca e tyre është ulëritëse.
Këta i përgjigjen hallit, jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit deputeti botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thepshqepës.
Ky i jep lejet për vrasje, prandaj u ngrit ajo zonja e moshuar dhe tha më jep leje…
Këta që nuk guxuan një herë të bëjnë transparencën e plotë të figurave. Në 2015 ishim ne që e kaluam atë ligj, jo ju. U la aty një vjegë, po mo e pranoj që u la një vjegë që jepte mundësinë që atyre që kishin kaluar kontrabandëshe që të mbesnin në politikë, po s’ka më”, tha ajo.