Talo Çela, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri është intervistuar në vitin 2020, nga gazetari Spartak Koka.
I akuzuar për të paktën 11 vrasje, deri në atë kohë, Çela akuzohet edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj.
Por gjatë intervistës me gazetarin Koka, Çela është shprehur se në momentin e vrasjes, ai vetë ndodhej pikërisht në shtëpinë e vëllezërve Haxhiaj. Ky fakt është pohuar më pas edhe nga nëna dhe motra e dy vëllezërve.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si ra në gjurmët e Tao Çelës, gazetari tha se ka rrezikuar jetën.
Fevziu: Si shkove tek ai?
Koka: Nëpërmjet kontakteve, nëpërmjet një rruge të vështirë, duke e vënë dhe jetën në rrezik.
Hoxha: Në atë koha ja kishin nxirë jetën. Unë e kam kërkuar, Takut bravo i qoftë, kjo është e vetmja pamje që ka.
Koka: Tao Çela akuzohej për 11 vrasje deri në 2020 kur e kam intervistuar.