Spanja vuri në pranga ish-kreun e “Bandës së Durrësit”, momenti i arrestimit të Lulzim Berishës

Është arrestohet sot në Spanjë Lulzim Berisha, i njohur si “truri i ish-Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend.

Ky është momenti i arrestimit nga autoritet e Spanjës.

Njoftimi i polisie: 

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.


Shtuar 14.12.2023 17:08