Spanja redukton ditët e karantinës për personat e infektuar me Covid-19

Qeveria spanjolle vendosi sot të ulë kohëzgjatjen e karantinës së vendosur për personat pozitivë për Covid-19 në 7 ditë nga 10 që ishte më parë.

Masa e re synon të arrijë një ekuilibër midis “shëndetit publik” dhe “rritjes ekonomike”, u tha gazetarëve kryeministri spanjoll Pedro Sanchez përpara se vendimi të zyrtarizohej nga Ministria e Shëndetësisë.

Spanja, e cila, si pjesa tjetër e botës, po përballet me një shpërthim të variantit Omicron, është nga ana tjetër një nga vendet e para që redukton kohëzgjatjen e karantinës për të infektuarit me Covid-19.

Autoritetet spanjolle kishin rekomanduar tashmë më 21 dhjetor që të mos vendosej më karantinë për personat e vaksinuar plotësisht, të cilët vinin në kontakt të ngushtë me personat e infektuar me variantin Omicron, por thjesht për të kufizuar kontaktin e tyre./albeu.com


Shtuar 29.12.2021 18:24