Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK, ka vendosur që të ndalojë bashkëpunimin me të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.
SPAK ka vendosur së fundmi që të ndërpresë bashkëpunimin me Hoxhajn për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
Sipas Bw, kjo dyshohet se ka ardhur si pasojë e dëshmive të tij kontradiktore, të cilat nuk janë përputhur me ato të Nuredin Dumanit për disa raste.
Henrik Hoxhaj, i cilësuar si ushtar i Nuredin Dumanit, kishte marrë rolin e të penduarit të drejtësisë. Ai akuzohet për një sërë krimesh, mes tyre tentativa për krijimin e kushteve për vrasjen e Endrit Dokles, apo dhe eksplozivin në banesën e Talo Çelës.
Megjithatë, për shkak të dëshmive kontradiktore, SPAK ka vendosur të ndërpresë “bashkëpunimin”.
/albeu.com.